- Reklama -

Bebe Rexha thyen dy rekorde botërore të muzikës

Bebe Rexha është një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm të muzikës në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka arritur suksese të shumta falë këngëve të saj që janë shndërruar në hite botërore, gjersa është edhe fituese e disa çmimeve të rëndësishme.

- Reklama -

Artistja shqiptare me origjinë nga Dibra e Maqedonisë është gjithashtu tri herë e nominuar për çmimin më të madh e më të lakmuar të muzikës në botë, “Grammy Awards”.

Në karrierën e saj tashmë të gjatë në muzikë, Bleta (emri i vërtetë i artistes) ka arritur që të shënojë edhe disa rekorde.

Së fundmi ajo është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.

Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” (bashkëpunim me Florida Georgina Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim em David Guettan). E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të këtyre rekordeve.

“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë”, ka shkruar e entuziazmuar Bebe Rexha.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar se më datë 28 prill do të publikojë albumin e saj të radhës të titulluar “Bebe”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Familja Shala nga Atmaxh fal gjakun e djalit 17-vjeçar familjes Krasniqi nga Sushica e Graçanicës

Në një akt të rrallë fisnikërie dhe burrërie, familja...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

I riu theret me thikë në Zhur, ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë pas një incidenti me...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort