Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se nga sot do t’i pranojë certifikatat e vaksinimit testimit dhe rikuperimit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës për COVID-19.
Në një shkrim në Twitter, BE thotë se certifikatat duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian.
“Nga dita e sotme, BE do të fillojë pranimin certifikatave të vaksinimit, testimit dhe rikuperimit të lëshuar ndaj COVID-19 nga shteti i Kosovës. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me Rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. #BE financoi zhvillimin e tyre”, theksohet në njoftim.





