Vitin e kaluar mbi dy të tretat e kërkesave për azil u refuzuan. Përshpejtimi i procesit të aplikimit për azil dhe garantimi i riatdhesimit të shpejtë për ata që nuk kanë dokumentet e duhura ishin pikat kryesore të theksuara nga eurokomisionerja e Brendshme, Ylva Johansson, në diskutimin për paktin e ri për migracionin dhe azilin në Parlamentit Europian.
“Vitin e kaluar mbi dy të tretat e kërkesave për azil u refuzuan”, specifikoi Johansson, duke propozuar vendosjen e standarde europiane për kontrollimin e migrantëve gjatë mbërritjes, për të siguruar që të gjitha të dhënat të përfundojnë në sistemin e përbashkët Eurodac, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.





