- Reklama -

BE-ja me kritika për Projektligjin për Pagat, shqetësuese ulja e pagave për gjyqtarë e prokurorë

Bashkimi Evropian ka bërë komente me kritika të shumta mbi Projektligjin për Pagat. Në dokumentin e siguruar nga KOHA, ekspertë të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ata të Komisionit Evropian e kanë vlerësuar si veçanërisht shqetësues uljen e paraparë të pagave për gjyqtarë e prokurorë. Kjo, sipas tyre, do të mund ta cenonte edhe pavarësinë e gjyqësorit

Komente me kritika mbi Projektligjin për Pagat në sektorin publik janë adresuar nga Bashkimi Evropian.

- Reklama -

Në dokumentin e ekspertëve të Komisionit Evropian dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë, të cilin e siguroi KOHA, një prej shqetësimeve kryesore numërohet ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në draftin e ligjit, që është në konsultim publik deri më 6 tetor, pagat e tyre parashihet që të ulen për qindra euro.

“Niveli aktual i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve duket të jetë dukshëm më i lartë sesa sistemi i koeficienteve të pagës, i prezantuar si shtojcë e ligjit që është propozuar. Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sidomos me një shumë kaq të konsiderueshme, është shumë shqetësues dhe rrezikon të cenojë parimin e pavarësisë së gjyqësorit”.

Sipas komentit të BE-së, projektligji nuk parasheh zhvillim karriere për shërbyesit civilë, të cilët, sado që të punojnë në pozitën që e kanë, nuk do të arrijnë progres në pagën e tyre.

Kjo gjë, sipas vlerësimit të ekspertëve, e bën sektorin publik jotërheqës për punësim, andaj rekomandohet që të merren parasysh shkallët e pagës për secilën kategori.

“Projekti përcakton një koeficient për çdo pozitë, që do të thotë se një shërbyes civil, i cili nuk dëshiron të bëhet drejtues, nuk do të shohë ndonjë progres në pagën e tij (përveç kompensimit margjinal të moshës në punë). Një mungesë e tillë perspektive është zakonisht demotivuese për punonjësit dhe kontribuon në mbajtjen më të ulët, veçanërisht pasi të fitohet njëfarë përvoje”.

Përkitazi me shtesat, nga BE-ja vlerësohet se si pasojë e mospërcaktimit të mirë gjenerohet rreziku që kostoja të jetë në vlerë të konsiderueshme. Kësisoj, ekspertët rekomandojnë që në raste kur nevojiten shtesa, ligji të parashohë kritere të përcaktuara mirë për dhënien e tyre.

“Këto detaje duhet të jenë pjesë përbërëse e ligjit bazik, në vend që të lihen të rregullohen në aktet nënligjore, siç është rasti në projektligjin aktual, pasi që kjo mund të hapë rrugën për abuzime të mundshme dhe mund të shkaktojë vështirësi në ruajtjen e kuadrit buxhetor në të ardhmen”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të mërkurën nuk kanë treguar nëse komentet e pranuara nga Bashkimi Evropian do t’i inkorporojnë apo i kanë inkorporuar brenda Projektligjit për Paga.

Krahas kësaj, as nga Ministria e Brendshme e as nga Qeveria nuk është bërë e ditur se kur Projektligji pritet që të shkojë në mbledhje të Ekzekutivit për miratim.

Burime të KOHËS treguan se projektligji është gati për t’iu dërguar Ministrisë së Financave për vlerësimin e kostos financiare.

Për draftin deri më tani kanë dhënë komente e vërejtje disa organizata joqeveritare. Sipas tyre, po qe se nuk bëhen ndryshimet e rekomanduara Ligji për Pagat nuk do të mund ta kalojë testin kushtetues.

Në rast se miratohet, atëherë Projektligji për Pagat do të hyjë në fuqi 8 muaj pas publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare”./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort