Bashkimi Evropian, përmes Austrisë, do të dërgojë në Kosovë 95 mijë doza të vaksinës kundër virusit COVID-19 të kompanive “BioNtech-Pfizer”, kanë bërë të ditur burimet e BE-së në Bruksel.
BE-ja ia dhuron Kosovës 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Kosovës i është ndarë kjo sasi nga gjithsejtë 651 mijë doza sa Bashkimi Evropian do t’ua dhurojë gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Këto doza do të nisin të vijnë në rajon që nga fillimi i muajt maj e deri në muajin gusht. Ato janë sasi e veçantë e siguruar nga BE-ja dhe nuk përfshihen në sasinë që shtetet e BE-së e kanë siguruar për vete./frontonline.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Gjithë diskutimet për ekspozitën për masakrat në Kosovë në kohën e luftës

Mbahen garat komunale të Olimpiadës së Kimisë në Prizren

27 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

