LAJME

Baton Haxhiu: Nuk merrna me të çmendur unë, nuk kam ftesë nga Gjykata Speciale

Baton Haxhiu: Nuk merrna me të çmendur unë, nuk kam ftesë nga Gjykata Speciale
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2021, 16:33

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milazim Zeka ka publikuar sot një shkrim në të cilin deklaroi se Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekës Haxhiu u ftua nga Specialja pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut që kishin të bënin me rastet e pasluftës.

Lajmi.net ka kontaktuar gazetarin dhe analistin, Baton Haxhiu i cili ka mohuar të ketë marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale dhe i njëjti shtoi se nuk merret me “të çmendur”, duke iu referuar kështu Milaim Zekës.

“Nuk merrna me të çmendur unë. S’kam nevojë të deklarohem asgjë… Nuk merrem me të çmendur unë, nuk merrem me të çmendur. E para s’kam shkru unë asnjë shkrim, besoj këtë e shihni në shkrim i shihni edhe emrat kush ka shkru. E dyta me të çmendur që i kanë ikur vetës e veprës s’kam çka merrem me ta”, tha Baton Haxhiu.

I pyetur nëse mori ndonjë ftesë, apo publikimi i Zekës s’ka të bëjë aspak me të, Haxhiu tha se askush s’i ka dërguar ftesë dhe s’është marrë fare me atë punë.

“Të thash s’ka askush me më dërgu ftesë se unë skam bërë shkrim as nuk jam marr me atë punë”, shtoi ai./Lajmi.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika