Klubi i basketbollit për femra Bashkimi ka shkruar një tjetër kapitull të lavdishëm në historinë e basketbollit kosovar, duke fituar titullin e kampionit të Kosovës për të tretën herë radhazi.
Ekipi prizrenas ka triumfuar në finalen e tretë të “play off” ndaj Pejës 03 me rezultat 69:58, në ndeshjen që është zhvilluar të martën në palestrën “Sezai Surroi”.
Nga radhët e Pejës 03, Sara Vraniqi është shquar me 12 pikë, por përpjekjet e saj nuk kanë mjaftuar për ta ndalur fitoren e skuadrës prizrenase.





