Bashkimi ka arritur fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Vëllanzimin në Gjakovë me rezultat 65:80 (12:16, 13:26, 16:18, 24:20), në xhiron e 22-të të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë deri pranë rezultatit 10:8, me prizrenasit më pas që me një seri prej 2:8, e fituan këtë pjesë 12:16. Periudha e dytë ishte ku u bë dallimi i madh dhe vendimtar në këtë sfidë, pasi mysafirët ishin bindshëm më të mirë dhe u shkëputën thellë për të shkuar në pushim me rezultat 25:42.





