LAJME

Bashkimi fiton me rezultat bindës ndaj Vëllaznimit

Bashkimi fiton me rezultat bindës ndaj Vëllaznimit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2021, 21:20

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 79:67 (23:20, 14:23, 17:16, 25:8), në ndeshjen e fundit të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar, derisa përfundon 23:20 për vendasit. Megjithatë, perioda e dytë foli në të mirë të skuadrës mysafire, që e fitoi 14:23, duke përfunduar pjesën e parë me rezultat 37:43.

Epërsinë më të lartë kuqezinjtë e arritën në periodën e tretë, 37:46, por me kalimin e minutave, prizrenasit ngushtuan rezultatin, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 54:59.

Në 10 minutat e fundit prizrenasit ishin bindshëm më të mirë, duke bërë përmbysjen e madhe, ku barazuan shifrat në 59:59 dhe krijuan epërsi konstante, ndërsa triumfuan në fund 79:67.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika