Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë nominimet për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur të Medias, për të siguruar funksionalitetin e këtyre dy institucioneve para mbajtjes së zgjedhjeve.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e BE-së, zyra në Prishtinë, Joanna Lachana, e cila ka thënë se BE-ja tashmë i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare.
“Konfirmojmë se BE-ja i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare, duke kërkuar nga Kuvendi që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media. Ky veprim është thelbësor për të siguruar që të dyja këto institucione të mbeten funksionale dhe të kenë një kuorum vendimmarrës gjatë periudhës së zgjedhjeve”, tha Lachana.





