- Reklama -

Bashkim Sahiti, ka lënë Italinë për t’u kthyer në Kosovë e për t’u marrë me blegtori

Ani pse shumica e kosovarëve janë të gatshëm për të dalë jashtë vendit, Bashkim Sahiti ka vendosur ndryshe.

Sahiti në emisionin e mëngjesit “Herët” në Tëvë1, ka thënë se ka vendosur të kthehet në Kosovë sepse asnjë vend nuk i ka pëlqyer si Kosova.

- Reklama -

Sahiti ka thënë se puna në fermë nuk është e vështirë, ani pse me blegtori merret që 14 vite.

“E vështirë nuk është kur e don një profesion pamarrëparasysh çka punon, e vështirë është nëse nuk ki kushte me e mbajtë”, ka thënë ai në Tëvë1.

Tutje Sahiti ka thënë se shteti duhet ta formojë një komision për të dalë në terren, për të shikuar se si i mbajnë krerët disa fermerë.

Sipas tij, ka të atillë që kanë marrë stallë dhe nuk e kanë shfrytëzuar asnjëherë.

Sahiti ka kërkuar nga shteti që t’i mbështesë fermerët serioz.

“Kërkoj prej shtetit t’i mbështesë fermerët serioz, 14 vite t’i mbashë edhe mos të vjen shteti me ta hap derën kurrë njëherë, vetëm kur vjen koha e zgjedhjeve e votave, ajo është e turpshme”, ka thënë ai.

Sahiti ka theksuar se nëse do të kishte ndihmë nga shteti ai të paktën do të mbante 400 krerë, dhe do të punësonte dy punëtorë.

“Po të kisha pasë ndihmë prej shtetit, unë të paktën i kisha mbajtë 400 krerë, edhe dy punëtorë i kisha punësu”, shtoi ai.

Tutje Sahiti ka folur edhe për Italinë, duke thënë se asnjëherë nuk i ka rënë pishman që është kthyer në Kosovë, sipas tij, ka pasur mundësi që të shkoj në Itali prap.

Sahiti ka dhënë edhe një mesazhë për rininë kosovare.

Ai ka thënë që nuk i’a vlenë me lënë Kosovën, sepse sipas tij, nëse je i interesuar për të punuar punë ka edhe këtu.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Rita Ora shpërndan mesazhin e nënës së saj për pjesëmarrje në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka përdorur influencën...

Kosova dhe Shqipëria së shpejti me shtëpi për trajnimin e forcave të policisë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, dhe homologu...

Pse Binance ka të drejtë të refuzojë listimin e rrjetit Pi?

Bota e kriptomonedhës është plot me zhurmë, spekulime dhe...

“Ah, sa e doja mësuesen time! Shtator…Shkolla sapo ka filluar”

Ah, sa e doja mësuesen time Shtator...Shkolla sapo ka filluar....

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort