Zyra për informim e Nisma Socialdemokrate në Prizren, njofton se sonte ka mbajtur tubime parazgjedhore në Billushë dhe Poslisht, ndërsa kryetarit të degës së këtij subjekti politik dhe kandidatit për deputet, Zafir Berisha, i është bërë pritje e ngrohtë sidomos në vendlindje.
“Mobilizimi i Billushës dhe Poslishtit për të kontribuar në mbrojtje të vlerave kombëtare përmes Çlirimtarëve të 121-it në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe mbështetja e kauzës tonë Me Çlirimtarët nga gjithë qytetarët e Kosovës është sondazhi më i mirë që do të publikohet në mbrëmjen e 14 Shkurtit, tha kandidati për deputet, Zafir Berisha, para banorëve të fshatit Billushë dhe Poslishtë.
Mbështetja dhe rreshtimi juaj përkrah Çlirimtarëve do të thotë mobilizim për t’i dalur në mbrojtje vlerave kombëtare dhe ruajtjes së identitetit të shtetit nga ata të cilët po mundohen ta tjetërsojnë historinë e lavdishme të popullit tonë. Andaj ju ftoj ta mbështetni Nismën Socialdemokrate me numër 121 në mënyrë që zëri i lirisë të jehohë dhe ta pushtojë kuvendin e Rapublikës së Kosovës, përfundoi Kandidati për deputet, Zafir Berisha.





