Dy qytetarë nga Podujeva janë arrestuar të shtënun në nga Policia serbe.Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.Hoxha ka thënë se dy persona e arrestuar dyshohet se kanë kaluar kufirin pas çorientimit nga mjegulla.
Bashkëfshatarët kërkojnë lirimin e dy kosovarëve që u arrestuan nga Policia e Serbisë

Të arrestuarit Blerim Maqastena dhe Betim Mexhuan, të dy nga fshati Dumosh, gjersa Maqastena është këshilltar komunal nga radhët e PSD-së.Pas këtij rasti, bashkëfshatarët e tyre po kërkojnë me ngulm lirimin e tyre.“Shpresojmë dhe i lutemi Zotit që të kthehen mirë dhe me shëndet dy bashkëfshatarët, shokët, dhe miqtë tanë Blerim Maqastena dhe Berat Mexhuani , që u arrestuan nga shteti serb”, ka shkruar Muhamed Rudari.
Ndaj arrestimit të tyre kanë reaguar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe këshilltarë tjerë komunalë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prokuroria dorëzon aktakuzë për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz

Një person gjuajti me armë për t’i paralajmëruar personat që dyshohej se po kryenin vjedhje në Prizren

PDK dhe Aleanca sot sërish para Qeverisë

