Përmes faqes së saj zyrtare, komuna e Dragashit njofton se bashkëtadhetari, Femi Cenaj, i cili jeton në Finlandë investon në instalimin e ngrohjes qendrore në shkollën e Pllavës.
“Sot në zyrën e kryetarit të komunës është bërë pranim-dorëzimi i Nxemjes Qendrore për shkollën “Shaban Shabani” paralelja në Pllavë, donacioni u nënshkrua nga kryetari Shaban Shabani, dhe Avdurrahim Cenaj babai i investitorit i cili jeton në Finlandë, Femi Cenaj”.
Ky donacion sipas kryetarit Shaban Shabani, dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të komunës me bashkëvendasit tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, njëherit shprehu mirënjohje për familjen Cenaj duke kujtuar se ky është një shembull i mirë nga kjo familje.
Si shumë të rëndësishëm këtë donacion e ka cilësuar edhe babai i investitorit, duke thënë se investimi në arsim është investim në të ardhmen e këtij vendi dhe se qëllimi i këtij investimi ishte të krijohen kushte më të mira për nxënësit e kësaj shkolle, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të komunës së Dragashit.