Barcelona në përpjekje për të mbledhur fonde për klubin, tani kanë njoftuar se çiftet mund të japin me qira stadiumin për ditën e tyre të veçantë, me paketa të ndryshme në dispozicion.
Opsioni më i lirë, i cili do të ishte në “Foundation Lounge”, kushton rreth 1600 euro dhe do të ishte më i përshtatshmi për një dasmë të vogël me rreth 25 deri në 50 persona të pranishëm.
Megjithatë, më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha., me një kapacitet prej 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë është në dispozicion për 13,500 euro.






