Përmes një njoftimi dërguar në redaksinë e TV Prizreni, banorë të tre lagjeve në qendër të Prizrenit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar një peticion drejtuar organeve kompetente shtetërore dhe lokale të Prizrenit, që të merren masa në ndalimin e zhurmës që po krijohet nëpër lokale të ndryshme në Shatërvan. “Ne, banorët e lagjeve Shatërvan , Nënkala dhe Panteli,
Duke e marrë parasysh gjendjen e krijuar nga lokalet në Qendrën Historike të Prizrenit, të cilat
krijojnë ndotje akustike në kundërshtim me ligjin për Qendrën Historike te Prizrenit, e
pamundësojnë që të jetohet në lagjet e lartëcekura, nga zhurma e madhe që shkaktojnë këto lokale, duke cenuar shëndetin e fëmijëve, të moshuarve si dhe qetësinë e përgjithshme publike.
Ne kemi shfrytëzuar çdo të drejte ligjore duke informuar Policinë e Kosovës, Inspektoriatin Komunal si dhe kemi mbajtur debat publik në prezencë të institucioneve të lartëcekura. Duke qenë se deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të zgjidhur këtë problem, ne si banorë të këtyre lagjeve, duke u bazuar në të drejtën tonë kushtetuese kemi marrë iniciativë që t’a bëjmë këtë PETICION.
Me anë të nënshkrimeve të mëposhtme, kërkojmë nga organet e lartcektura që të ndërmarrinmasa urgjente për ta zgjidhur problemin e zhurmës në Zonën Historike të Prizrenit.





