Rastet e falsifikimit të parasë kanë shënuar sërish rritje dhe një dukuri e tillë po ngrit shqetësim për numrin e madh të kartëmonedhave dhe monedhave false që po futen pothuajse çdo ditë në qarkullim. Ky ‘trend’ i parave të falsifikuara që ka ‘lulëzuar’ në Kosovë për një kohë të gjatë, po vazhdon të jetë problem kryesisht për bankat që operojnë në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një bankë në Prizren, ku dyshohet se janë deponuar mbi 500 euro false.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në ProCredit Bank, ku një punonjës i kësaj banke e ka raportuar rastin në Polici dhe ka dorëzuar 541.50 euro në kartëmonedha dhe monedha të dyshuara si të falsifikuara.





