LAJME

Bangladeshi i kërkon Kosovës t’i rekrutojë punëtorë e t’i importojë veshmbathje dhe barna

Bangladeshi i kërkon Kosovës t’i rekrutojë punëtorë e t’i importojë veshmbathje dhe barna
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Janar 2025, 14:39

Presidenti i Bangladeshit, Mohammed Shahabuddin, ka kërkuar nga Kosova që të importojë veshmbathje dhe produkte farmaceutike të prodhuara në Bangladesh. Ndër thirrjet që bëri ishte që Kosova të rekrutojë punëtorë nga sektorë të ndryshëm prej Bangladeshit.

Ai bëri thirrjen të martën, kur ambasadori i Kosovës, Lulzim Pllana, dorëzoi kredencialet.

Presidenti i Bangladeshit gjatë ceremonisë vuri theksin te vizita dhe shkëmbimet ndërmjet odave ekonomike të të dyja vendeve dhe bëri thirrje për nxitje të mëtejme të tregtisë dhe investimeve, ka shkruar portalit “BSS”.

Ai falënderoi Kosovën për hapjen e misionit diplomatik në Daka.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Bangladeshit, ambasadori i Kosovës ka thënë se Qeveria është e interesuar t’u japë mundësi studentëve nga Bangladeshi.

Bangladeshi e ka njohur shtetin e Kosovës më 27 shkurt 2017.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika