Ballkani sot ka mposhtur Lirinë në Suharekë me rezulatat 2 – 0.
Me këtë fitore Ballkani është kthyer kreut të renditjes së Superligës dhe tashmë ka përsëri dallim prej 2 pikësh ndaj ndjekësve kryesorë të tij, që luajtën sot mes vete.
Pas pjesës së parë të kaluar pa gola, Ballkani priti lodhjen e kundërshtarit të dorëzuar në Superligë tashmë dhe me golat e Nazmi Gripshit dhe të Edvin Kucit krejt në fund siguroi fitoren, Ballkani – Liria 2-0 [Nazmi Gripshi 71’, Edvin Kuc 90’+2].
Ndryshe, KF Liria ndodhet e fundit me 10 pikë në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës.