Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 05.04.2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: A.G (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.03.2024, në fshatin Sopij të Suharekës, ku aty kishte vjedhur stoli ari, një lap top, një pushkë gjuetie ”Sterger” me nr.Serik 1933838 kaliber 12 mm, si dhe 35 copë fishekë. Në lidhje me këtë rast hetuesit policor me urdher të prokurorit të shtetit ka realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë dy armë të shkurta: një pistoletë P Bereta cal 7.65 mmnr serik V 777660 dhe një pistoletë Kolt (me mulli) UNIS-COBRA, cal 9 mm.
I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, thuhet në njoftimin e Policisë./TVPrizreni/