Deputetja e zgjedhur nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, e ka bërë të qartë se sërish do të votojë kundër formimit të institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka thënë se mes saj dhe VV-së nuk ka pasur ndonjë takim, prandaj edhe s’ka arsye të ndërrojë qëndrim.
Balje: S’kam arsye të ndërroj qëndrim nga hera e fundit

Sa i përket presidentit, Balje ka thënë se ende asnjë parti nuk ka kërkuar bisedime me të.
“Takim nuk kam pas. Nuk ka pasur takim mes partisë time dhe Vetëvendosjes. S’kam arsye të ndërroj qëndrim nga hera e fundit. Mes meje dhe Vetëvendosjes thjesht nuk ka besim. Për presidentin nuk kemi fol me asnjë parti”, u shpreh ajo./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

