LAJME

Bali Muharremaj ndan planet për avancimin e kujdesit ndaj të moshuarve në komunën e Suharekës

Bali Muharremaj ndan planet për avancimin e kujdesit ndaj të moshuarve në komunën e Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2024, 14:56

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë planet e komunës së Suharekës për të moshuarit dhe avancimin e kujdesit mjekësor për gjendjen shëndetësore të tyre. Ndërkaq, tutje ai ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune të shprehin mendimet dhe kërkesat e tyre lidhur me këtë çështje.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Sidomos gjysheve e gjyshërve, prindërve tanë. Pa të cilët jeta nuk është e plotë në dhe mendjet tona. Kam nevojë që ta diskutojmë sonte, e bashkë të ndajmë mendime e diskutime për një ide të re. Ju dhatë gjithçka për familjet tona. E ne, nuk do të ishim këtu pa kontributin tuaj shumë jetik, që të rritemi, të shkollohemi e të vlersojmë njëri-tjetrin në secilin moment familjar. Sot jetohet më ndryshe. Fëmijët tuaj punojnë e shumë prej tyre bashkë me nipat e mbesat tuaja ndodhen edhe jashtë vendit. Kur e diskutoj me ta këtë situatë, e kuptoj që se ata e kanë shqetsimin kryesor se si ta kaloni kohën tuaj shëndetshëm dhe në angazhim social. Sot jetojmë në rrethana tjera dhe puna po e riorganizon familjen. Duke qenë të shpërndarë brenda ditës dhe në orare të tejzgjatura, secila familje pothuajse e ka shqetësimin për ju, që mos ta ndjeni vetminë. Gjyshi dhe gjyshja në secilën familje dhe të moshuarit në përgjithësi, kanë nevojë për një njësi institucionale që ofron kujdesin primar shëndetësor e të nevojshëm. Si komunë tashmë e kemi një traditë të kujdesit me ekipe mjekësore në teren, por duam që ta avansojmë më shumë. Kam marrë ide dhe propozime të ndyshme, nga profesionistët e shumë fushave, të cilat do t’i ndaj me ju muajve në vazhdim.

– Po mendohet që të kemi një plan të detajuar me të dhëna të reja statistikore për secilën shtëpi.
– 4 ekipe shëndetësore të cilat e mbikqyrin gjendjen shëndetsore të secilit të moshuar.
– 4 ekipe të tjera në përbërje të psikologëve, sociologëve, dhe vullnetarëve e humanistëve, të cilët brenda komunës tonë komunikojnë sipas nevojës me secilin prej tyre.
– Po mendoj që mund t’na ndihmoni secili prej jush rreth diskutimit të këtij propozimi.

Jepni mendimet tuaja në komente apo edhe mund të shkruani në email zyrtar. Natyrisht këtë mund ta diskutojmë edhe në takimet tona publike në muajt në vazhdim.”, ka shkruar kryetari Muharremaj./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika