LAJME

Baldedaj (AAK): Cilin rol duhet ta luajmë ne kur kryetari i Prizrenit nuk vjen në seanca e më pas na ofendon

Baldedaj (AAK): Cilin rol duhet ta luajmë ne kur kryetari i Prizrenit nuk vjen në seanca e më pas na ofendon
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2021, 05:44

Asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Ilir Baldedaj, ka folur për debatin e sotëm që ndodhi në sallën e Kuvendit Komunal të kësaj komune për votimin e Planit për Parkun e Biznesit.

Baldedaj ka thënë se çdo seancë që kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka,  i ofendon asamblistët e Prizrenit e më pas i njëjti u kërkon ndihmë.

“Cilin rol duhet ta luajmë ne kur kryetari i Prizrenit nuk vije në seanca, ekzekutivi nuk përgjigjet në pyetjet që ne ua shtrojmë dhe do ta kisha votuar Planin për Parkun e Biznesit po të ishte në vitin e parë qeverisës”.

“ Nuk e votoj sepse është fundi i mandati dhe nuk dua t’ia vë barrë qeverisjes së ardhshme një cështje që është e jashtëligjshme”, është shprehur Baldedaj, njofton Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika