Vendimi i fundit për rritjen e pagave në Shqipëri e pozicionon presidentin shqiptar, Bajram Begaj, si kreun e shtetit më të paguar në rajon.
Me përfitimin mujor që rritet nga 2 mijë e 320 euro në 3 mijë e 860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3 mijë e 500 euro në muaj.
Menjëherë pas tyre janë tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zelka Cvijanoviq dhe Zelko Komshiq, secili me nga 2,920 euro në muaj në pozicionin e tyre drejtues dhe më tej, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili e ka pagën 2 mijë e 420 euro.






