VENDI

Bad News Eagles e ndërrojnë emrin, bëhen pjesë e organizatës së David Beckham

Bad News Eagles e ndërrojnë emrin, bëhen pjesë e organizatës së David Beckham
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2023, 13:06

Ekipi i njohur nga Kosova i CS:GO, Bad News Eagles, tashmë janë bërë pjesë e organizates së njohur “Guild”, ku bashkëpronar është edhe legjenda e futbollit David Beckham.

Nga tani skuadra kosovare do të quhet “Guild Eagles”.

Ekipi i përbërë nga Flatron “juanflatroo” Halimi, Rigon “rigoN” Gashi, Genc “gxx-⁠” Kolgeci, Sener ” SENER1⁠” Mahmuti dhe Dionis “sinnopsyye” Budeci ka qenë pa mbështetje që nga fillimi i tyre gati dy vjet më parë.

Edhe përkundër kësaj, formacioni kosovar mori pjesë në tre turne Major dhe arriti në fazën e Legends në të gjitha për t’u bërë një histori e lavdëruar shumë e famshme.

Debutimi i “Shqiponjave” do të vijë të enjten në Serinë 4 të Evropës Lindore CCT, ku ata do të përballen me Space në raundin e 16-të.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika