Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka mbështetur babanë e tij i cili dha dorëheqjen si president për tu përballur me Gjykatën Speciale.
“Babë e ke fitu betejën e lirisë” , djali i Hashim Thaçit dedikim prekës për të atin

“Baba im e ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë.
Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, shkroi ai krahas një fotoje ku shfaqet bashkë me të atin, duke qeshur.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Raportohet e zhdukur një grua në Prizren, rasti po hetohet

PDK-ja mblidhet pas vendimit të Hagës,Hamza: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme

MoPolicia jep detaje për protestën e mbrëmshme pranë bazës së EULEX-it

