Dje, më date 13 nëntor 2023, Policia në Prizren përmes fotografisë kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Për këtë rast sot, avokati mbrojtës Blend Gjini, ka thënë se klienti i tij tani më i njohur për organet e rendit, Zymer Balaj nga Prizreni, është dorëzuar vullnetarisht në zyren rajonale të hetimeve në Polici.
Sipas avokatit Gjinit, e vërteta është se telefoni që është gjetur ka qenë jofunksionale dhe se klienti im e ka hedhur në shportë. Ai ka tentuar të kontakton me pronarin mirëpo telefoni nuk ka qenë funksional.
“Si avokat mbrojtjës i të dyshuarit, Zymer Balaj nga Prizreni, dua të theksojë, se ai është dorezuar vullnetarisht në zyren rajonale të hetimeve në lidhje me shpërdorimin e pasurisë së huaj, ku ka qarkulluar videoja këto ditë të fundit në lidhje me marrjen e një telefoni gjatë momenti duke kaluar me biçikletë, por që e vërteta është se telefoni që është gjetur ka qenë jofunksionale dhe se klienti im e ka hedhur në shportë, mirëpo përseri si një gjest human i dyshuari është në gjendje edhe të e kompenson të demtuaren, në lidhje me telefonin, ai ka tentuar të kontakton me pronarin mirëpo telefoni nuk ka qenë funksional, ka thënë avokati Gjini.