LAJME

Avdyli: Vendimi i KQZ-së është absurd, dekurajim dhe cenim i drejtës për votë

Avdyli: Vendimi i KQZ-së është absurd, dekurajim dhe cenim i drejtës për votë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2021, 18:46

Anëtari i Listës Osmani, Haxhi Avdyli ka dalur kundër vendimit të KQZ-së që tu mos pranohet vota mërgimtarëve që nuk lajmërohen në telefon.

Këtë vendim e ka quajtur absurd dhe të padëgjuar.

Dekurajim dhe cënim i të drejtës për të votuar e ka quajtur këtë vendim Avdyli.

Postimi i tij i plotë:

Vendimi absurd, i padegjuar i KQZ-së që të mos u pranohet vota atyre që votojnë me post që nuk lajmërohen në telefon. A thua si do bëhen psh 200.000 telefonata jashtë shtetit. Kush do i bëjë ato, sa kohë duhen për to ?

Çka ndodhë që dikush mund të jetë në punë , edhe nuk e hap telefonin. Ky nuk është vetëm dekurajim për votim por edhe cenim i drejtës bazike për votë. Në nëntor edhe për shkak Covid, për të eliminuar tollovitë ,në zgjedhjet në SHBA përqindje e madhe e votave kanë ndodhë me postë.

Demokracia në rrezik . Diaspora është Kosova e dytë, mos u frikësohuni nga vëllezërit tanë. Ata janë ne.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika