LAJME

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2026, 06:29

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s, në zgjedhjet e reja.

Duke folur për një takim të fundit me kryeministrin Albin Kurti, Avdyli tha se mes tyre ka pasur vetëm një përshëndetje.

“Me zotin Kurti u përshëndeta në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mos prishur urat, sepse në fund të fundit jemi njerëz. Mund të kemi mospajtime, unë mendoj që është bërë gabim, ai mendon që nuk është bërë gabim,” ka deklaruar Avdyli.

Ai theksoi se nuk do të jetë pjesë e listës së VV-së apo GUXO-s, ndërsa nuk e ka të qartë nëse do të garojë në ndonjë listë tjetër.

“E di që nuk do të jem kandidat i VV-së ose i GUXO-së. A do të jem në ndonjë listë tjetër nuk e di,” u shpreh ai, duke shtuar se do të preferonte t’i kthehej profesionit të tij.

Avdyli tha se vendi po shkon në zgjedhje për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe se qytetarët do të vendosin për këtë çështje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika