Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nënoficerë të saj, kanë përfunduar me sukses “Kursin e Liderit Luftarak sot në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Sipas njoftimit të FSK-së, programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve (NOF) nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes sot diplomuan edhe kursantët e kursit ‘’ Detyrat e shoferit – Patent Shoferi Ushtarak’’, gjenerata 01/2023. Kursantët u trajnuan për procedurat, mirëmbajtjen e automjeteve ushtarake, përdorimin automjeteve ushtarake , ngasjen e tyre në situata të ndryshme, dhe reagimin në raste emergjente”- thuhet në njoftimin e FSK-së.