LAJME

AUV me thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve shkaku i të nxehtit

AUV me thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve shkaku i të nxehtit
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Qershor 2026, 14:49

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për kujdes në ruajtje të ushqimeve për shkak të ngritjes se temperaturave.

AUV kërkon që të gjithë operatorët ekonomik që merren me ushqime të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe kushtet sipas standardeve te sigurisë ushqimore.

Siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët, andaj secili duhet ta ndjejë vetën përgjegjës për ruajtje të ushqimeve në secilin rast. Vetëm përmes respektimit të rregullave dhe kujdesit mund të parandalojmë rastet e helmimeve ushqimore dhe të mbrojmë shëndetin e konsumatorëve”, thonë mes tjerash nga kjo agjenci.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se do të intensifikojë kontrollet gjatë periudhës se verës për të mbikëqyrë respektimin e kërkesave ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Asnjë shkelje nuk do të tolerohet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika