Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se janë asgjësuar 2 mijë e 900 kilogramë tranguj të konservuar. Siç bën të ditur AUV-i, janë zbuluar mbetje të pesticidit Chlorpyrifos, në tranguj të përpunuar në Mamushë për t’u eksportuar në Slloveni.
“(AUV) njofton opinionin publik se, përmes sistemit të alarmimit të shpejtë për ushqim për kafshë-RASFF, ka pranuar një njoftim lidhur me zbulimin e mbetjeve të pesticidit Chlorpyrifos në tranguj të përpunuar në Mamushë, Kosovë, dhe të eksportuar në Slloveni. AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF”, thuhet në njoftimin e AUV-it.





