- Reklama -

Autobusët nga Kosova nisen drejt Tiranës për protestën gjithëkombëtare

Autobusët me qytetarë nga mbarë Kosova janë nisur drejt Tiranës, ku në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej”, do të mbahet protesta gjithëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe ka për qëllim të kërkojë drejtësi për të akuzuarit dhe të mbrojë vlerat e luftës çlirimtare.

- Reklama -

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, tha se përgatitjet në Tiranë kanë përfunduar dhe se gjithçka është gati për të pritur pjesëmarrësit nga të gjitha trevat shqiptare.

“Në fakt, jemi që dy ditë në Tiranë si kryesi e organizatës për organizimin e protestës. Gjithçka është gati për t’i pritur të gjithë pjesëmarrësit. Shteti shqiptar ka qenë në nivelin më të lartë, jo vetëm që kërkesat tona janë plotësuar në kohë reale, por kemi pasur edhe lehtësira tjera, si në pjesën kufitare ashtu edhe në lirimin nga taksa e rrugës”, deklaroi Syla në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Sipas tij, kjo pritet të jetë një nga protestat më të mëdha, duke theksuar mobilizimin e gjerë në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë.

“Deri tani kemi të konfirmuar mbi 70 autobusë që janë nisur nga Kosova, ndërsa shumë qytetarë po udhëtojnë me automjete private. Ka pjesëmarrje të paralajmëruar edhe nga Maqedonia e Veriut, nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe nga mërgata shqiptare. Ky shesh do të mbledhë më së shumti shqiptarë ndonjëherë”, tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort