Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në takime të ndara. Me të dy thotë se ka biseduar mbi nevojën për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ajo ka theksuar se progresi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht.
“Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë të detyrueshme. Zbatimi i tyre nuk është një favor për Brukselin, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe një rajoni që pret marrëdhënie normale”, ka shkruar Kallas në X.





