LAJME

Austria e zgjat afatin e izolimit

Austria e zgjat afatin e izolimit
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2021, 14:42

Afati i masave izoluese në Austri është zgjatur zyrtarisht deri më 11 dhjetor, siç ishte planifikuar, pas shenjave se kufizimet janë duke ndihmuar për ta ulur shkallën e lartë të infeksioneve.

Një komision parlamentar të martën vendosi për zgjatjen e afatit të masave në atë që është izolimi i katërt i Austrisë në pandemi, që ka filluar nga 22 nëntori, shkruan Associated Press.

Megjithatë, në masat e reja është një ndryshim themelor: dyqanet joesenciale, që deri më tani u është lejuar puna deri në orën 21:00 tani e tutje duhet të mbyllen në orën 19:00 nga e enjtja.

Qeveria austriake vendosi masa izoluese pas rritjes së numrit të infeksioneve dhe spitalet në rajonet më të prekura paralajmëruan se repartet e kujdesit intensiv po mbushen me pacientë. Austria është shteti i parë evropian që është zotuar se vaksinat do t’i bëjë të detyrueshme nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm.

Ajo që do të ndodhë pas 11 dhjetorit varet nga situata me pandeminë, por zyrtarët thonë se kufizimet do të mbeten në fuqi për personat e pavaksinuar. Austria ka shkallë relativisht të ulët të vaksinimit për Evropën Perëndimore me më pak se 67 për qind të popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Shkalla mesatare javore e infeksioneve ka filluar të bjerë. Të martën ishte 894.2 raste për 100.000 banorë, ndërsa në ditën kur filloi izolimi ishte mbi 1.100 për 100.000 banorë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika