LAJME

Auditores së Përgjithshme i zvogëlohet paga për një mijë euro

Auditores së Përgjithshme i zvogëlohet paga për një mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2021, 15:44

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar kërkesën e Komisionit për Buxhet për zvogëlimin e pagës për një mijë euro të auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca.

Spanca nga 3.800 euro në muaj sa fitonte, tani do ta ketë pagën 2.800 euro.

Kjo ishte kërkesë e vetë Spancës një muaj më herët.

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, inkurajoi edhe zyrtarët e tjerë publik të veprojnë njëjtë.

Kjo pagë do të jetë në zbatim deri në rregullimin e ligjit për funksionarët publik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika