Departamenti për Mbledhjen e Borxheve i Administratës Tatimore ka ndërmarr sot aksion tek 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820 mijë e 101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.
Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme ndaj këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.





