LAJME

Atashi: Rreth 95 përqind e zyrtarëve publikë e deklarojnë pasurinë

Atashi: Rreth 95 përqind e zyrtarëve publikë e deklarojnë pasurinë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2021, 19:05

Afrim Atashi, nga Agjencia kundër Korrupsion tha se një numër i madh i zyrtarëve publikë e deklarojnë pasurinë.

Atashi tha në Info Magazine se 95 përqind prej tyre e bëjnë deklarimin e pasurisë pothuajse çdo vit.

“Po është një afat i rregullt që bëhet çdo vit. Fillon nga 1 mars dhe përfundon më 31 mars. Dje ka përfunduar. Për shkak të pandemisë edhe vitin e kaliar por edhe sivjet kemi pasur probleme, sepse deklarimi është dashur të bëhet në mënyrë elektronike, domethënë me email”.

“Ne sot kemi filluar me përpunimin dhe verifikimin e të dhënave. Ne akoma se kemi numrin e saktë të zyrtarëve publikë që e kanë deklaruar pasurinë, por besoj se shumë shpejtë do të dalim edhe me shifra sepse jemi duke punuar intensivisht”.

“Deklarimi i pasurisë nuk ka qenë kurrë problem realisht, sepse diku rreth 95 përqind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë. Sipas informatave edhe ashtu do të jetë diku 95 përqind. Ndoshta mund të jetë edhe 100 përqind”.

Ai theksoi se mosdeklarimi i pasurisë është vepër penale dhe se AKK në rastet e tilla inicion edhe kallëzime penale ndaj zyrtarëve publikë që nuk e deklarojnë pasurinë.

“Agjencia e bazuar në ligj është e obliguar që të marr masa ndaj atyre zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë sipas ligjit në fuqi. Edhe në këtë kaluarën por edhe në këtë rast, sepse vlen te theksohet se vitin e kaluar e kemi shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë për shkak të vendimeve të institucioneve shëndetësore për shkak të kufizimeve që kanë qenë”.

“Sivjet nuk e kemi bërë një gjë të tillë pasi nuk ka pasur kufizme. Institucionet kanë punuar me kapacitet të plotë. Të gjithë ata që nuk e deklarojnë pasurinë dhe të cilët nuk japin arsyje të bazuar, ata zyrtarë bëjnë vepër penale”.

“Dhe bazuar në ligj Agjencia do të bëj paraqitjen e kallëzimeve penale për të gjithë ata që nuk e kanë deklaruar pasurinë. Pastaj është Prokuroria e cila mund të ngritë aktakuzë dhe ta çoj në gjykatë.Agjencia mundet ta bëj vetëm kallëzimin penale, dhe sigurisht të shkojë në gjykatë edhe në cilësi të dëshmitarit”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika