Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin për masat anti-COVID sa i përket organizimit të dasmave dhe të pameve.Në vendimin e djeshëm thuhej se dasmat lejohen të organizohen në pranin e jo më shumë se 10 personave, ndërsa me vendimin e ri, qeveria i ka ndaluar krejtësisht organizimin e tyre.
“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin të Qeverisë.
As me 10 veta, qeveria ndalon krejtësisht organizimin e dasmave

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhej në raportimin e djeshëm.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

