Ushtrisë së Kosovës sot iu shtuan 15 kamionë ndër më modernët, multi-funksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, panë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë. Nga gjithsej 15 kamionë, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.
Ministri Maqedonci theksoi se këta kamionë janë ndër më modernët, multi-funksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.






