Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se 101 qytetarë nga Izraeli kanë arritur të sigurtë në Podgoricë.
Arrin një aeroplan nga Izraeli në Podgoricë, në të pati edhe shqiptarë

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se na avion janë pranuar edhe shtetas të Sllovenisë, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, ShBA-së, Kroacisë dhe Suedisë.
“Qytetarët tanë, 101 prej tyre, arritën të sigurt në Podgoricë. Ne hapëm dyert e vendit tonë edhe për pasagjerët e tjerë që ishin në vështirësi, kështu që me urdhër të MVP-së u pranuan në avion shtetasit e Sllovenisë, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, ShBA-së, Kroacisë dhe Suedisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Një pjesë e Prizrenit sot përballet me reduktime të ujit, shkak thatësira e zgjatur

Suhareka nikoqire e Kampionatit të Kosovës në Shigjetari “Outdoor 2026”

Aksion policor në Prishtinë, cak disa qendra të thirrjeve telefonike – Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me ndërkombëtarët

