Policia në Prizren ka njoftuar se me datën 08.10.2023 rreth orës 14:00 ka pranuar informacion se në nj filial të një operatori të telefonisë mobile në Prizren një person i dyshuar nën kërcënimin dhe përdorimit të një mjeti të mprehtë (thikë) ka arritur që të grabis një shumë të të hollave. I dyshuari gjatë grabitjes viktimës femër kosovare, punëtore e filialit i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.
Arrestohet prizrenasi i cili grabiti para në filialin e një operatori të telefonisë mobile

Njësiti i hetimeve rajonale Prizren rreth orës 16:00 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin B.L. (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar shqiptar). Gjatë intervistimit janë gjetur preva se i njëjti ka qenë i përfshire edhe në disa raste të tjera të veprave penale.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit policor për 48 orë, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kërkohet paraburgim për dy të arrestuar, iu zbulua mbi gjysmë ton narkotikë në fshatin Maçitevë të Suharekës

Dr. Ditar Kabashi zgjidhet profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prizrenit

Moti sot kryesisht i vranët, vende-vende priten riga shiu

