Home LAJME Arrestohet personi që kanosi ministren Donika Gërvalla në Facebook, dërgohet në ndalim për 48 orë

Arrestohet personi që kanosi ministren Donika Gërvalla në Facebook, dërgohet në ndalim për 48 orë

0
Arrestohet personi që kanosi ministren Donika Gërvalla në Facebook, dërgohet në ndalim për 48 orë

Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi nga Prishtina.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se më 28 maj 2025, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda pranë DHKOKR-së në Prishtinë ka iniciuar rast penal për veprën “Kanosje”, pasi përmes rrjetit social Facebook është kanosur Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas veprimeve hetimore, më 29 maj është identifikuar dhe arrestuar L.SH, 26 vjeçar, i cili është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Me vendim të Prokurorit Kujdestar nga PTH Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorit të rastit./GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here