Politikani serb nga Kosova, Aleksandar Arsenijeviç – një kundërshtar i hapur i Listës Serbe – është arrestuar përsëri nga Policia e Kosovës, pasi fishkëlleu me filikaqe për të kundërshtuar praninë e kryetarit të Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq, në një kafeteri në këtë qytet.
Arsenijeviç, sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.





