LAJME

Arrestohet një shtetas i huaj, tentoi t’i japë ryshfet policisë në kufi

Arrestohet një shtetas i huaj, tentoi t’i japë ryshfet policisë në kufi
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2026, 08:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i huaj, i dyshuar për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve policorë në një pikë të kalimit kufitar.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të dokumenteve të autobusit, i dyshuari kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh brenda dokumenteve që i prezantoi policisë.

Kur është pyetur nga zyrtari policor për arsyen e vendosjes së parave në dokumente, i dyshuari ka deklaruar se kartëmonedha ishte për t’u blerë kafe policëve që po kryenin kontrollin e dokumentacionit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar për procedura të mëtejshme ligjore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika