Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë ka arrestuar të dyshuarin për armëmbajtje pa leje në fshatin Budakovë të komunës së Suharekës.
Kjo pasi përmes rrugëve operative policia ka pranuar informacion se i dyshuari B.K. i lindur më 1988, posedon armë ilegale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas marrjes së informacionit janë kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) armë gjuetie e kalibrit 12 GA, nëntë (9) fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy (2) fishekë të kalibrit 12 GA të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ‘’ Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës dhe municionit’’.