LAJME

Arrestohet një person në Vërmicë, policia i gjen armë dhe uniformë ushtarake

Arrestohet një person në Vërmicë, policia i gjen armë dhe uniformë ushtarake
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2025, 11:47

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pas në veturën e tijë janë gjetur armë zjarri, municion dhe uniformë ushtarake.

Arrestimi i tij është bërë të dielën në mbrëmje.

Sipas PK-së me vendim të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar  një pushke automatike, me 3 karikatorë me 68 copa municion, një pistoletë me karikator me 20 fishekë, një pushke ajrore me 10 fishekë, dy thika, një palë rroba ushtarake pa shenja(emblema), një maskë ushtarake, një çantë ushtarake. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika