LAJME

Arrestohet një person në Sopijë të Suharekës, dyshohet se shtiu me armë zjarri

Arrestohet një person në Sopijë të Suharekës, dyshohet se shtiu me armë zjarri
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Gusht 2024, 17:57

Polici në Prizren ka njoftuar se një i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48-orë pasi po dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Sopijë të Suharekës.

“Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me inicialet F.R. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit HS-9 SUB COMPACT e kalibrit 9x19mm, një karikator dhe pesë gëzhoja”, shkruan në kumtesë.

Sipas zyrës për informim e Policisë së Kosovës me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e cilësoi “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika