LAJME

Arrestohet një person në Prizren, sulmoi policët nën ndikim të alkoolit

Arrestohet një person në Prizren, sulmoi policët nën ndikim të alkoolit
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Tetor 2025, 09:43

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, dhe pasi zyrtarët policorë e ndaluan, dyshohet se i njëjti ka sulmuar policët ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.  Ndërkohë i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika