LAJME

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden bimë narkotike në oborrin e shtëpisë

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden bimë narkotike në oborrin e shtëpisë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2026, 10:10

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se merrej me kultivimin e bimëve narkotike të llojit kanabis.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik, kurse njësitet policore, në bazë të urdhëresës së gjykatës, kanë kryer kontroll në shtëpinë, autolarjen dhe automjetin e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në oborrin e tij, policia ka gjetur dy bimë të dyshuara të llojit kanabis, me gjatësi 50 dhe 62 centimetra, si dhe një peshore elektronike.

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 10.07.2026-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është duke u marr me kultivimin e bimëve narkotike të llojit kanabis. Njësit policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës, ku kanë kryer urdhër kontrollin në shtëpinë, autolarje dhe automjetin e të dyshuarit. Gjatë kontrollit  në oborrin e tij janë gjetur të mbjella dy bimë të llojit kanabis me gjatësi 50 dhe 62 cm, si dhe një peshore elektronike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika